“Situatën e naftëtarëve e krijoi Saliu me Ilir Metën”- Rama: Jemi i vetmi shpëtim edhe për demokratët! S’kanë ku gjejnë më mirë se ne!

Nov 13, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka bërë të ditur se pasditen e sotme do të takohet me naftëtarët dhe do të mbyllë me ta marrëveshjen për dhënien e fondit.  


Por nga ana tjetër, Rama nuk ka lënë pa shigjetur Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, ishin ata që e krijuan situatën e naftëtarëve.

Mes të tjerash kreu i socialistëve nuk i ka kursyer edhe batutat. Ai i ka ftuar edhe demokratët që të votojnë për PS-në, pasi nëse votojnë PD-në do të kenë ‘peshqesh’ edhe Metën dhe Kryemadhin.

Rama: I përmend naftëtarët sepse pas këtij takimi do ta takojmë ata për të mbyllur marrëveshjen me ta dhe për t’u dhënë atyre të që kemi detyrim t’ia japim. Naftëtarët s’janë në një situatë që e krijuam ne, por prej kompanisë dhe kompaninë e krijoi Saliu me Ilir Metën.Atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu, jo ne.

Naftëtarëve u them se kemi arritur që t’ua zgjidhim situatën e tyre përfundimisht.

Por të përfytyrojnë që mos ishim ne, por Luli me Monikën dhe Saliun dhe Ilirin nga mbrapa se sa shanse do kishin ata që të kishin mbështetjen e një qeverie që do punojë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Zero shans!

Nuk luhet fare me diskutimin që këtu janë të gjithë njësoj.

S’jemi njësojë fare, s’jemi të përsorur, s’jemi pa të meta, pa boshllëqe, s’jemi të pakritikueshëm, por më të mirë se ne jo socialistët, po as demokratët nuk gjejnë.

Për demokratët jemi ne i vetmi shpëtim, sepse demokratët duhet ta ndajnë o ta çojnë votën për PD-në e të marrin në kurriz Ilirin me Monikën, ose ta çojnë votën për PS-në dhe të shpëtojnë PD-në dhe të shpëtojnë të gjithë nga Iliri dhe nga Monika.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura