Situatë kaotike te Vllaznia/ Gjysma e skuadrës shkodrane me probleme shëndetësore

Jul 22, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Si të mos mjaftonte humbja minimale ndaj AEL Limasolit, në sfidën e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadra e Vllaznisë, tashmë duhet të përballet edhe me probleme të jashtë. Mësohet se në kampin shkodran mbrëmjen e sotme ka shumë probleme të cilat nuk u bënë publike para ndeshjes.

Vllaznia2

Një pjesë e lojtarëve dhe pjesëtarë të stafit teknik nuk kanë kaluar një gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me helmim nga ushqimi, apo thjesht ka qenë një virozë.

Gazetarët shkodran të pranishëm në Qipro bëjnë me dije se sulmuesi Ardit Hoxhaj nuk ka udhëtuar fare drejt stadiumit, por ka qëndruar në hotel sepse gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë.

Hoxhaj nuk është futbollisti i vetëm që shfaqi problem. Mbrëmjen e djeshme mesfushorit Jonuzi i është dashur të marrë serum. Pas tij edhe Latifi ka shfaqur probleme dhe ka përfunduar në spitalin e Limasolit paraditen e sotme i shoqëruar nga mjeku Çoba.

Përpos tyre, shqetësime më të lehta kanë pasur edhe Adili, Krymi, trajneri i portierëve Lekiqi, megjithatë ia kanë dalë që të gjithë futbollistët që ishin prezent në fushë të jepnin maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura