Situatë e zymtë te Tirana, drejtori Laçi debat “konstruktiv” me Osmanin

Oct 25, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Gjatë pasdites së djeshme në “Skënder Halili” ka pasur një debat “konstruktiv” mes drejtorit sportiv Arbi Laçi dhe mbrojtësit të Tiranës, Tefik Osmani.

Osmani-Arbi Laci

Palët kanë qëndruar bashkë për më shumë se 25 minuta dhe gjestikulacionet tregonin qartë për një debat mes tyre. Në fakt, duket se palët kanë folur për postimin që kishte bërë pas takimit me Bylisin, Tefik Osmani, por nuk përjashtohet mundësia që debati të ketë qenë edhe më kompleks për paraqitjen dhe të kaluarën.

Dyshja ka qëndruar veçmas të tjerëve. Madje edhe ata që janë afruar, sa i kanë përshëndetur dhe më pas janë larguar. Të dy janë përballur në sy të skuadrës dhe Memës edhe në një moment para dy javësh, menjëherë pas transfertës së Flamurtarit, ku Tefik Osmani dhe Grent Halili nuk kishin udhëtuar me ekipin, por ishin keqkuptuar nga drejtuesit e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura