Situatë e trazuar te Interi, lojtari shpërthen pas zëvendësimit ndaj Parmës

Oct 27, 2019 | 9:17
SHPËRNDAJE

Diego Godin nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e tij nga trajneri Antonio Konte. Mbrojtësi uruguaian i la vendin De Vrajt në minutën e 65- të, por “Sky” raporton se nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim të trajnerit zikaltër.

diego godin

Ai u fut në pankinë i rebeluar jo vetëm me zëvendësimin, por edhe me faktin që kjo nisje e aventurës së tij me skuadrën e Interit nuk ka qenë aspak e duhura. Duket sikur uruguaianët janë bërë problem për ekipin në këto momente, pasi edhe Matias Vesino nuk ka qenë në stol për këtë sfidë.

Nuk dihen ende arsyet e mungesës së mesfushorit, i cili duhet të ishte titullar kundër Dortmundit, por mbeti jashtë grumbullimit në momentet e fundit. Nga skuadra nuk ka asnjë njoftim për dëmtim, por ndoshta nuk po e pret mirë faktin që Antonio Konte nuk e konsideron më si titullar dhe minutat që ka pasur në dispozicion janë të pakta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura