Situatë e jashtëzakonshme në Kakavijë, Konsulli shqiptar në Janinë: Jemi në negociata me palën greke për shtimin e kapaciteteve. Shpresojmë që…

Aug 15, 2020 | 17:55
SHPËRNDAJE

Konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Verleni në një prononcim për mediat nga Kakavija, ku situata vijon të jetë e tensionuar dhe kaotike ka thënë se vazhdojnë bisedimet me palën greke për të rritur kapacitetet në mënyrë që puna të vijojë me ritme më të shpejta.

eltjon verleni

Po ashtu Verleni tha se shpreson që deri në orën 22:00 të kalojnë rreth 4 mijë qytetarë.

“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme”, u shpreh Verleni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura