Digjet një banesë nga zjarri në Orosh, rrezikohen 3 fshatra

Aug 27, 2016 | 21:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Edhe pse zjarri në malet e Oroshit është neutralizuar, një banesë thuajse është djegur, ndërsa 3 fshatra rrezikohen ende.

Mësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca pohoi per “News24” se ndonëse vatrat e zjarrit janë zgjeruar situata është nën kontroll.

Situatë alarmante nga zjarri në Orosh, era shton rrezikun. Ushtria në këmbë

Zjarri në malet e Oroshit vijon të jetë aktiv. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Prefekti i Qarkut Lezhë deklaroi se situata në Orosh është alarmante, ndërsa sipas tij deri më tani janë përpirë nga flakët mbi 100 ha sipërfaqe.

shengjin-zjarri
Nga ana tjetër ai pohoi se forcat zjarrfikëse dhe ushtria janë ne vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa situata favorizohet shumë dhe nga era e fortë, e cila shton rrezikun për përhapjen e flakëve.

“E rëndësishme është që mos të rrezikohen banesa. Të gjithë janë në gatishmëri.”, tha Nderca.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Mbrotjes ka angazhuar një helikopter, i cili prej katër orësh po punon për shuarjen e zjarrit. Po sipas MM-së, forca të shumta të ushtrisë janë angazhuar për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve, shkruan “News24”.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 100 forca ushtria dhe një helikopter po punojnë për shuarjen e zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura