“Situata tepër kritike”- Ilir Meta takim me strukturat në Elbasan: Qyteti më i varfër pas Kukësit, është lënë pas dore nga qeveria

Aug 18, 2022 | 19:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me strukturat lokale të partisë së tij në Elbasan.

Meta u shpreh se Elbasani është një nga qarqet më të mëdha në vend por shtoi se renditet direkt pas Kukësit si qarku më i varfër.

Ai theksoi se kjo vjen për shkak se një pjesë e mirë e këtij qarku merret me bujqësi, një sektor ky i lënë pas dore nga qeveria.

“Për fat të keq Elbasani që është një nga katër qarqet më të mëdha të vendit dhe me një pozitë të lakmueshme jo vetëm gjeografike por edhe me shumë resurse ekonomike. Është në një situatë të rëndë dhe tepër kritike sot. Për këtë më mirë se kushdo tjetër flasin vetë treguesit. Elbasani rezulton sot qarku më i varfër pëpr të ardhurat për banorët pas Kukësit.

Ky është një problem i madh që tregon për lënien pas dore të këtij qyteti dhe këtij qarku. Që tregon për mungesën e mundësive për të rinjtë dhe të rejat. Që tregon se Elbasani është i braktisur në perspektivën e vet edhe pse nuk është i vetmi. Për të qenë më të saktë.

Në rast se Kukësi është qarku me të ardhurat më të ulëta i vendit tonë, Elbasani renditet i dyti me 398 mijë lekë duke qenë 30.3% nën mesataren e vendit. Një nivel i dobët që vjen jo vetëm për arsye të moszhvillimit por edhe për shkak se Elbasani është i përqendruar te bujqësia që është dega më e braktisur dhe e goditur”, u shpreh Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura