Situata politike, shembja e teatrit  e protestat/ Presidenti Meta njofton konferencë për mediat, ja kur pritet të dalë

May 22, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pritet të dalë sot para mediave në një konferencë, rreth orës 12:00.

Konferenca e Presidentit Meta vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar, ndërsa tonet mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës u ashpërsuan edhe më shumë me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

ilir meta

Kreu i Shtetit pritet të flasë pikërisht për situatën politike, ndërsa ditën e djeshme Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se nëse do t’ja kërkonte populli, do ta shpërndante parlamentin.

“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura