Situata pas zgjedhjeve të 25 prillit/ Artan Fuga: Politika është si deti, të nxjerr në breg po qe se nuk noton!

May 1, 2021 | 19:43
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga përmes një shënimi në facebook ka komentuar situatën politike, në të cilën ndodhet vendi ynë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku iu konfirmua mandati i tretë qeverisës PS.

artanfugaa

Fuga thekson se “Politika është si deti, ai që vonohet e shtyn tutje, e nxjerr në breg!”

Reagimi i plotë:

Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!

Sa e shpejtë, e pamëshirshme, dinamike është politika! Ketu qendron edhe bukuria e saj, se përndryshe është kokëçarje!

Ai që vonohet, deti e shtyn tutje! E nxjerr në breg!

Shikoni!

Kryeministri që para një jave e telendiste opozitën, sot i thotë hajde në qeverisje! Hajde ftesë hajde! Ca vdesin ta pranojnë atë ftesë!

Një parti e aleancës të drejtuar nga partia demokratike, sot u distancua prej saj, një e dytë po jep shenja se do ta bëjë pas tri ditësh!

Disa drejtues degësh të partisë demokratike, pa asnjë analizë dhe refleksion, bërtasin urrah, për unitetin e çelniktë rreth partisë pa menduar më gjatë!

Më kujtojnë antimitingjet e dikurshme!

Te tjerë nxitojnë të shpallin kandidaturën e tyre për postin e kryetarit! Aman mo aman! Destinuar për kryetarë!

Për këto qendrime politike asnjë fjalë nga selia e partisë demokratike!

Dikush atje del dhe na lexon disa sms të një sekretaruceje kabineti, a thua se ka gjetur ndonjë thesar që ne nuk e dimë!

Cfarë drame dhe komedie njëherësh!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura