Situata nga pandemia/ ISHP: Shumica e të infektuarve me Covid, fëmijë deri në 14 vjeç

Jan 20, 2022 | 9:39
SHPËRNDAJE

Në rekordin e ri të koronavirusit në vend, një rritje të frikshme infeksioni ka pësuar së fundmi te fëmijët. Kjo pohohet nga mjekët e Institutit të Shëndetit Publik.

WhatsApp-Image-2020-05-01-at-12.28.42-PM

“Incidenca te fëmijët 0-14 vjeç është rritur. Nga të gjitha infektimet në të gjitha grupmoshat vëmë re se në këtë grupmoshë është rritur më shumë në krahasim me grupmoshat e tjera. Numri i rasteve është rritur shumë sidomos tek ata që shkojnë në kopshte e në shkolla. Fëmijët 0-4 vjeç, disa prej tyre janë paraqitur në spital”, deklaron Rovena Daja, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, duke shtuar se për fat të mirë, pjesa më e brishtë e shoqërisë po e përballon mirë virusin, duke e kaluar me shenja të lehta.

“Shenjat janë të lehta, thjesht mund të kenë një dhimbje fyti, ndërkohë të shoqëruar ose jo me temperaturë, pak dhimbje trupi dhe koke, shenja që nuk zgjasin më shume se 5 ditë dhe negativizohen më shpejt”.

Që prej fillimit të muajit janar, rastet e reja në vend kanë njohur vetëm rritje nga dita në ditë, duke kulmuar të mërkurën.

Ekspertët e shëndetit publik nuk mund të parashikojnë atë se çfarë do të ndodhë, por shpresojnë që situata edhe në vendin tonë të vijë drejt përmirësimit, sikundër ka ndodhur në vende të tjera europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura