Situata nga Covid në Kosovë, konfirmohen 585 të infektuar në 24 orët e fundit

Jan 14, 2022 | 15:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se nga 6.589 testime, janë konfirmuar pozitivë për Covid, 585 qytetarë në 24 orët e fundit.

kosova

 

Ndërsa nuk ka pasur asnjë rast vdekje. Nga raportimi i MSH mësohet se sot janë shëruar 57 qytetarë, e numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372.

Në total numri i rasteve aktive është 3.339.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura