“Situata në PD, provë zjarri për ne”/ Basha: Demokratët janë shpresa për të larguar errësirën e Ramës dhe brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës

Jan 22, 2022 | 18:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se situata aktuale brenda selisë blu është prova e zjarrit për këtë forcë politike.

Nga takimi me demokratët në Durrës, Basha shprehet se demokratët janë shpresa për ta nxjerrë Durrësin dhe Shqipërinë nga “errësira e Edi Ramës dhe brinjëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës”.

“Ne do ta përfundojmë shumë shpejt këtë tollovi të nisur për hallin personal të një njeriu duke u shkëputur nga figura e korrupsionit por duke i shtrirë dorën demokratëve që humbën rrugën pasi ishin të prekur edhe nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Atyre dhe kujtdo tjetër që këto 30 vite e ka harruar derën e Partisë Demokratike, qofshin sipërmarrës fermerë, u themi ejani përsëri, ecni në shtëpinë e lirisë. Programi dhe vizioni ynë është zhvillimi i Durrësit përmes meritës, programi është kthimi i Shqipërisë tek shqiptarëve. Kjo është fatura që duhet të paguajmë, është prova e zjarrit për partinë politike. Ne jemi ndryshe dhe po e tregojmë dita ditës, po e tregoni ju që keni mbushur sallat në Durrës.

Pse po ndodh kjo për të çmontuar edhe gënjeshtrën e fundit që baza demokrate është për tu sakrifikuar për një njeri, a thua se demokratët janë dele. Demokratët janë shpresa, garancia për ta nxjerrë Durrësin, dhe mbarë Shqipërinë nga errësira e Edi Ramës dhe nga brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Kur ky takim të mbarojë dhe të ktheheni në shtëpitë tuaja, të nesërmen me demokratët që ju presin le tu themi me ballin lartë se ne jemi njerëzit që dimë ta lëmë pas të shkuarën pa e harruar atë, dimë të kërkojmë ndjesë, të pendohemi për ato që s’kemi bërë. Dua tju pyes, a jeni gati t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge” – tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura