Situata në PD, Gjekmarkaj: Bardhi dhe Tabaku të ndalojnë Bashën për të bërë të tijën atë që nuk është, dhe t’i rezistojnë asimilimit nga Berisha

Jun 6, 2023 | 16:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dalë me një thirrje për Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin sa i takon situatës në PD.

agron-gjekmarkaj

Ai shprehet se duhet të kurajo për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha.

“Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde  një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate”, shkruan ai.

Deklarata e plotë

Në paarsyen e pergjithshme që ka shperrthyer  si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshire për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti  më elementar.

Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulen e PD-së. Njerzit me 14 Maj i thanë ske punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’beri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.

Po kaq  grupi i mbetur  duhet  ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresen që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen.

Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde  një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate.

Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume  emermedha qe vazhdojnë e thirren  kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetem me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilet kanë një mbeshtetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.

Ndaj duke parë maskaraden një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjne gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak pervetesimim  e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje per ambicje personale.

Mund të deshtoni në të dy anet por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen  zgjedhje vetem në kompjuter me lista të “vdekura”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura