Situata në Kuvend, OSBE: Politikanët të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse

Mar 5, 2015 | 13:31
SHPËRNDAJE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar duke shprehur zhgenjim per situaten e krijuar sot ne Parlamentin e Shqiperise. Nepermjet nje deklarate per mediat, pas mbylljes se seances plenare, OSBE i ben thirrje politikes shqiptare “qe te frenojne veprimet ndezese”.

Kreu i Prezences se OSBE ne Tirane

Ndërsa thekson se institucionet duhet të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë

Ja deklarata e OSBE-së:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura