Situata në Kherson pas largimit të rusëve, shënohen 32 viktima për 17 ditë. ‘Pastrohen’ qindra hektarë tokë të minuara nga pushtuesit

Nov 26, 2022 | 17:50
SHPËRNDAJE

Dhjetra njerëz janë vrarë në qytetin e Khersonit në Ukrainë që nga 9 nëntori, datë kur trupat ruse u tërhoqën. Lajmi u bë i ditur nga shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko.

kherson

Ai tha se numri i përgjithshëm i viktimave ishte 32, të cilët u vranë kryesisht nga sulmet me raketa në qytet.

Më 24 nëntor, trupat ruse lëshuan 17 raketa në qytet, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 21 të tjerë.

Klymenko shtoi se shtatë departamente policie kishin rifilluar punën e tyre në territoret e çliruara të Khersonit, katër prej tyre vetëm në qytet.

Oficerët e çminimit bëjnë me dije se kanë pastruar 450 hektarë tokë në rajon dhe kanë hequr të paktën 3,500 eksplozivë.

“Kjo shpëtoi qindra apo edhe mijëra jetë njerëzish,” tha Klymenko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura