Situata në Infektiv, e rënduar/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Jul 13, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe dita e sotme ka shenuar rekordin e rasteve pozitive te testuara deri me sot, me 117 te prekur me koronavirus, situata ne Spitalin Infektiv, paraqitet e renduar. 

Ministria e Shendetesise ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar.

Sipas MSH, ne Infektiv, aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura