“Situata në Donbas jashtëzakonisht e vështirë”- Zelensky: Forcat ruse po synojnë të shkatërrojnë gjithçka! Nga përgjimet e bisedave të tyre telefonike del se…

May 25, 2022 | 8:52
SHPËRNDAJE

volodymyrzelensky1-500x281Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata në Donbas është “jashtëzakonisht e vështirë”, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin në lindje të Ukrainës.

“E gjithë fuqia e ushtrisë ruse është përqendruar në këtë sulm”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 24 majit.

Forcat ruse po synojnë të shkatërrojnë gjithçka në Liman, Popasna, Severodonjeck dhe Slloviansk, tha presidenti ukrainas.

“Por, bazuar në përgjimet e bisedave të tyre telefonike, ne kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm se kjo luftë nuk ka kuptim për Rusinë dhe në aspektin strategjik, ushtria e tyre nuk ka asnjë shans”, tha ai.

Sipas Zelenskyt, do të duhet kohë dhe “përpjekje të jashtëzakonshme” për ukrainasit që të thyejnë avantazhin rus sa i përket pajisjeve dhe armëve, teksa ai sërish u bëri thirrje shteteve perëndimore që ta furnizojnë shtetin e tij me armë të rënda.

Raketahedhës, tanke, armë kundër anijeve dhe armë të tjera për Ukrainën janë investimi më i mirë në mbajtjen e stabilitetit në botë dhe për parandalimin e “krizave të rënda” që Rusia po planifikon t’i shkaktojë, tha Zelensky.

Më herët gjatë 24 majit, në adresimin para Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Zelensky, tha se Rusia ka kryer pothuajse 1,500 sulme me raketa dhe mbi 3,000 sulme ajrore kundër Ukrainës në tre muajt e parë të luftës.

Dy zyrtarë të lartë rusë duket se e kanë pranuar se përparimi i Moskës ka qenë më i ngadalshëm sesa pritej edhe pse ata u zotuan se ofensiva do të arrijë qëllimet.

Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit rus të Sigurisë, tha se Qeveria ruse nuk “po ndjek afate”. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një takimi të një aleance të sigurisë që udhëhiqet nga Rusia e ku marrin pjesë ish-shtetet sovjetike, tha se Moska qëllimisht ka ngadalësuar ofensivën e saj, në mënyrë që të lejojë banorët e qyteteve të rrethuara të evakuohen.

Teksa fushata ushtarake e Rusisë po vazhdon, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha se betejat që po zhvillohen në lindje mund të përcaktojnë fatin e shtetit./REL

© Panorama.al

Te lidhura