“Situata në aeroportin e Rinasit, dështim i Ramës”/ Basha: Kryeministri ka vënë interesat e tij mbi ato të shqiptarëve

Apr 8, 2021 | 13:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lushnja komentoi situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku  janë pezulluar fluturimet.

Përpara mbështetësve të tij, kryedemokrati u shpreh se edhe situata e krijuar në aeroport është një dështim tjetër i qeverisë Rama.

“Zgjedhja e 25 prillit është farë e thjeshtë. 8 vjet me radhë lushnjarët janë varfëruar, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi kërkon edhe 4 vite të tjera. Dështim në arsim, në shëndetësi, dështim kudo.

Edhe kjo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari”, tha ndër të tjera Basha.

Basha kërkoi nga qytetarët lushnjarë që në 25 prill të votojnë ndryshimin.

“Është shprehja e vullnetit tuaj, të qindra e mijëra familjeve lushnjare që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit.

Kudo në Shqipëri, e ndjej këtë padurim. Fjalët janë të thjeshtë, burojnë nga zemra, ato shprehin qartë sesa vendimtare janë zgjedhjet e 25 prillit.

Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat dhe bashkimin tuaj që në 25 prill duhet të jetë shembullore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura