Situata nё veri, Bislimi: Autoritetet përkatëse tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve

May 26, 2023 | 16:45
SHPËRNDAJE

Zёvendёskryeministri i Kosovёs, Besnik Bislimi ka reaguar pas situatёs sё krijuar nё veri.

besnik-bislimi

Ai shprehet se, kryetarёt e komunave tё Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё detyrim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, ka deklaruar ai.

Bislimi shton se, njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.

Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit”, theksoi ai.

Zёvendёskryeminstri nё fund tё reagimit ka thёnё “mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura