“Situata me koronavirusin shumë e rëndë, qytetarët mos ta nënvlerësojnë”, Basha: Qeveria të mos fshihet, të tregojë çfarë plani emergjence ka

Jul 3, 2020 | 22:07
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar “shumë të rëndë” situatën me koronavirusin në vend, ku prej disa javësh është rritur ndjeshëm numri i infeksioneve të reja, e po ashtu edhe i viktimave.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha tha se “qeveria nuk duhet të fshihet”, por të tregojë publikisht planin e masave për të përballuar situatën.

basha 17

Më tej, kryeopozitari i ka bërë apel qytetarëve që mos e nënvlerësojnë situatën, si dhe të përdorin maska në ambienrtet e mbyllura, apo aty ku distancomi fizik është i vështirë për t’u mbajtur.

Pjesë nga intervista:

Çani: Nëse do të ishe kryeministër sot a do ta riktheje karantinën?

Basha: Çështja nuk shtrohet kaq thjesht. E para dhe kryesorja në këtë moment qeveria duhet të beje atë qe i kemi kërkuar qe para tre muajsh. Të na tregoje çfarë plani emergjence ka për t’u përballur me këtë që qartësisht është valë, nëse mund ta quajmë valë e dytë, pas tre muaj sakrifice. Me dalje 5 here në ditë në TV dhe 10 here në dite në Facebook, nganjëherë me fjalor te papranueshëm, qe ngjallte terror dhe frike sesa informonte njerëzit.

Tani shikoni pak komunikimin qeveritar apo te vete Kryeministrit sa here flet për situatën, zhduket. Situata është shume e rende prandaj gjeja e pare qe kërkohet, dhe nëse do te isha ne qeveri, do te beja transparence se çfarë plani ka qeveria tani; sa stoke tamponi kemi tani; si është situata sa i përket kapaciteteve spitalore; cila është strategjia e testimit për tu marre me këtë faze te avancuar te infeksioni; çfarë plani kemi nëse kjo vazhdon apo akoma me keq përkeqësohet; çfarë pakete tjetër kemi për te ndihmuar ekonominë e cila dy paketat e para jo vetëm qe nuk është ndihmuar por ka shkuar me thelle ne grope. Pra, tani është koha qe qeveria  te mos fshihet, kryeministri te mos fshihet, por te dale dhe t’u thotë shqiptareve me këtë situate ku ndodhemi sot cilat janë planet e qeverise për t’u përballur.

Çani: Ajo që më intereson mua dhe publikut është se ti nuk je partizan i rikthimit te karantinës apo jo?

Basha: Unë jam partizan i marrjes se masave për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe për të mbrojtur ekonominë. Ne sot duhet te dimë ne radhe te pare cila është gjendja reale e spitalit. E dini ju qe vatrat kryesore e përhapjes se Covid janë spitalet?! E dini. Cilat janë vatrat e dyta?! Fasonet. Çfarë ka ndodhur?! Diçka qe e kemi paralajmëruar prej javës se pare. Merrni masa për te mbrojtur vijën e pare. Ju e dini u nda nga jeta doktor Arjan Pushi para disa ditësh, një nga mjeket më të nderuar, unë e kam njohur personalisht. Kemi sot te tjera raste qe një mjek dhe një infermiere janë infektuar.

Pra, vija e pare dhe e fundit mbrojtëse qe janë mjeket, infermieret, personeli shëndetësor, shoferet e ambulancave; kjo është e para. E dyta duhet urgjentisht te merren masa sa i përket tamponimit dhe analizave, sepse edhe sot mesa pash nga komunikata, ishin duke 380 teste. Janë te pamjaftueshme ne këtë situate. Ndërsa apeli qe kam për qytetaret është te mos e nënvleftësojnë këtë situate. Maska ne ambiente te mbyllura, ne afërsi me njerëzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura