“Situata mbetet kritike në Karaburun dhe Kurbin”/ Ministri i Mbrojtjes flet për gjendjen në vend nga zjarret: Aktualisht po përballemi me…

Aug 1, 2021 | 20:57
SHPËRNDAJE

Flakët e zjarrit në vend janë aktive në 5 vatra deri më tani, ku më kritiket janë ato në Karaburun dhe në Kurbin.

nikopeleshi-zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se këtë të dielë, ka pasur raportime në Qëndrën e Emergjencave Civile për dhjetra vatra zjarri.

Peleshi thekson se duhet bashkëpunim me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve.

Kjo “është jetike për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve”, thekson ministri.

Postimi i plotë i Niko Peleshi:

Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura