“Situata kërkon reflektim të menjëhershëm”- Presidenti thirrje institucioneve: Familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 të trajtohen me…

Aug 6, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

Meta familjaret e te prekurveKreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas fotove të publikuara para Spitalit Infektiv ku familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 ankohen se s’kanë marrë informacione për gjendjen e të afërmeve të tyre që prej 36 orësh.

Sipas Metës familjarët e qytetareve duhet të trajtohen denjësisht dhe të informohen për shëndetin e pacientëve.

Presidenti i ka quajtur si shqetësuese pamjet e grumbullimeve para godinës së Spitalit Infektiv, ku sipas tij për këtë situatë duhet reflektim i menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, thekson Meta.

LEXO:  FOTO-LAJM/ Familjarët me qese në duar presin me ankth para Infektivit, Pëllumb Pipero me listë në dorë tregon gjendjen e pacientëve

 

familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (9) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (8) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (7) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (6) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (5) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (4) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (3) familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura