“Situata ekonomike shumë e rëndë”- Zbardhet diskutimi i Lulzim Bashës në mbledhjen në Grupin e PD! Do kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimore

Sep 27, 2021 | 16:29
SHPËRNDAJE

Basha 1

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Ai ka shpalosur disa prej problematikave ku do të fokusohet aksioni opozitar në vijim.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije për Panorama.al se Basha ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një për zgjedhjet e 25 prillit dhe për çështjen e Beçhetti-t.

Sipas tij, parësore për komisionin e “masakrës zgjedhore” do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, abuzimi me fondet dhe funksionet publike si dhe abuzimet me legalizimet për shitblerjen e votës.

Duke iu referuar situatës ekonomike në vend, Lulzim Basha thotë se do kërkojë uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20 në 6%.

Basha deputeteve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Basha: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Beçhetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.  

 3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura