Situata e zjarreve, Peleshi: Parandalohet katastrofa në lumin e Vlorës, rinis aksioni nga ajri në Karaburun

Aug 5, 2021 | 18:31
SHPËRNDAJE

zjarrkaraburun-nikopeleshi

Aksioni për shuarjen e flakëve nga ajri në gadishullin e Karaburunit ka rinisur sërish. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërhyrja është e vështirë për shkak të kushteve klimatike për fluturim.

Më tej ai njofton se është ndaluar katastrofa në zonën e lumit të Vlorës. Në këtë zonë ka pasur ndërhyrje të trupave nga toka dhe ajri duke neutralizuar flakët dhe përhapjen e tyre në zonat e banuara.

Ministri njofton gjithashtu se ndërhyrje janë bërë edhe në disa zona të tjera problematike si Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë).

Postimi i plotë i Ministrit të Mbrojtjes:

“Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.  Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj” – shkruan Peleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura