Situata e rrezikshme nga djegia e mbeturinave në Fier, Petrit Vasili: Katastrofë mjedisore (Video)

Jul 28, 2021 | 12:02
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për mbeturinat që po digjen prej dy ditësh në Bashkinë e Fierit, duke shkaktuar një katastrofë dhe një dëm të madh për shëndetin e qytetarëve.

Shtëllungat e tymit që janë “ngritur” në qiell kanë ‘pushtuar’ zona të ndryshme të Bashkisë Fier, për shkak të djegies së mbeturinave në fushën e grumbullimit të tyre në Mbrostar.

Vasili thotë se as Bashkia e as Qeveria nuk kanë reagim për këtë situatë mjaft të rrezikshme, teksa i quan me ironi “të vdekur”.

POSTIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT

Katastrofe ne Fier! (VIDEO).
Fusha e mbeturinave ne Mbrostar ne flake e tym.
Bashki e Qeveri te vdekur.
Shendeti i banoreve ne rrezik.

pjimage - 2021-07-28T120218.208

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura