Situata e rënduar në Kakavijë, ministrja Xhaçka e Haki Çako nisen me urgjencë

Aug 14, 2020 | 15:54
SHPËRNDAJE

Kakavija1-696x427

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC-së Haki Cako janë nisur drejt Kakavijës, pas situatës së rënduar krijuar prej trafikut kilometrik të automjeteve që presin të dalin nga kufiri për në tokën greke.

Ata kanë mbërritur në Kakavijë për rreth 90 minuta, e do të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë në afërsi të Kakavijës.

Aty pritet të mbërrijë edhe automjeti i posacëm me 10 mijë litra ujë.

Drejt Kakavijës gjithashtu janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura