Situata e koronavirusit/ Fundjava solli rritje të pacientëve të shtruar në spital, bien fatalitetet

Oct 25, 2021 | 8:35
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (20)

Fundjava ka sjellë rritje të numrit të pacientëve të shtruar në dy spitalet COVID, po ashtu edhe të pacientëve në terapi intensive.

Kështu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spitalin Infektiv dhe në spitalin Covid-3 gjenden të shtruar 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në terapi intensive.

Ndërkohë, rënie kanë pësuar fatalitetet. Në 24 orët e kaluara janë shënuar 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

“Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe; një qytetar nga Patosi 73 vjeç; një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe; një qytetar nga Lezha 82 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar. Lidhur me rastet e reja, të dielën janë raportuar 444 persona të prekur nga rreth 2700 testime të kryera.

“Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 444 qytetarë, në këto bashki: 213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamzë, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnjë, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë. Janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin”, kanë bërë me dije autoritetet shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura