“Situata do përkeqësohet, por Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës”/ Flet epidemiologu: Derisa vaksina të vijë në Shqipëri do të kalojnë…

Nov 23, 2020 | 12:26
SHPËRNDAJE

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se vendi ynë pritet të ketë një përkeqësim të situatës me Covid-in në muajit dhjetor dhe janar, ndërsa thotë se Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës. Duke folur mbi vaksinën ai u shpreh se derisa të vijë në Shqipëri do të kalojnë muaj dhe nuk beson se do të ndodhë më parë se pranverë-vera e vitit që vjen.

ali

Përsa i përket situatës, ne jemi duke shkuar drejt pikut, kështu që pritet që çdo infeksion respirator plus Sars-COV-2,të rëndojë situatën. Do ketë më shumë njerëz të infektuar dhe imuniteti bie me ftohjen e motit. Duke shkuar drejt dhjetor-janarit do të kemi një situatë që do të përkeqësohet , që do të stabilizohet më pas në pranverë. Kjo është situata është komplet fizologjike dhe pritet për çdo lloj virusi. Nga krahu tjetër, ky virus të paktën në Tiranë ka xhiruar në mënyrë të gjerë, pra është në nivel komunitar. Jemi duke ecur dita-ditës drejt komfortit të imunitetit të tufës, jemi ende larg për çdo përqindje që shtohet dita-ditës ndikon”, u shpreh Alimehmeti për gazetën “Si”.

Ai deklaron se fakti që numri i të infektuarve është shtuar, jo detyrimisht vjen ngaqë masat nuk kanë funksionuar. “Për shembull, mbajtja e maskave në ambiente të hapura, nuk solli efekt gjë e cila pritej. Por arsyeja kryesore bazë nuk është nëse funksionon apo jo maska, por është arsyeja se 67% e infektimeve ndodhin brenda në familje. 25-30% ndodh në administratë ku maska ka qenë e detyrueshme që në korrik, kështu kjo masë nuk ishte një masë që kishte efekt”, u shpreh mjeku epidemiolog.

Sa i takon bllokimit të orarit 10 me 6, Alimehmeti tha se është një masë që nuk shkon pasi moshat e vjetra nuk janë në qarkullim. “Duhet të fillojnë masa që bllokojnë të moshuarit, pra personat mbi 60 vjeç e sipër”, vijon ai në intervistë.

Në lidhje me vaksinën ai deklaron se:  “Derisa të vijë në Shqipëri, do të kalojnë muaj dhe mendoj se kjo nuk do të ndodhë më parë se pranverë-vera e vitit që vjen, në qoftë se gjithçka funksionon si duhet dhe me shumë gjasë deri në atë periudhë një përqindje shumë e rëndësishme e Shqipërisë do ta ketë kaluar në një mënyrë, apo në një tjetër Sars-COV-2. Shumica besoj se do e ketë kaluar lehtë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura