Situata/ Darëzezë, policia evakuon familjen me 9 anëtarë, ishin bllokuar nga uji (pamjet)

Dec 4, 2017 | 22:01
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia i vjen në ndihmë një familjeje në Darëzezë, Fier të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia evakuon familjen prej 9 anëtarësh dhe transporton për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljarin sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit sëbashku me bashkëshorten, pasi vuanin edhe më parë nga shëndeti.

Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.

Emergjencat Civile te Kryeministria: Tani jemi në fazën e dytë, kontribuoni dhe ju

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrise ka bere me dije situaten deri ne oren 16:00.

Në mbledhjen e sotme të Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, u konsiderua si e përmbyllur faza e parë e emergjencës, ku faktori bazë i rrezikut ishte natyra dhe qëllimi kryesor i institucioneve ishte mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Komiteti arriti në përfundimin se faza e parë është përmbyllur me sukses të plotë dhe se qëllimi i vënë, për të shpëtuar jetën e qytetarëve të rrezikuar, u arrit më së miri, falë angazhimit, përkushtimit, sakrificës të të gjithë njerëzve të përfshirë në operacione dhe organizmit shumë të mirë të tyre.

Pas kalimit të fazës së parë, tashmë është kaluar në fazën e dytë, e cila ka për qëllim kapërcimin e gjendjes së krijuar, lehtësimin e pasojave dhe rikthimin e normalitetit në jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve apo subjekteve të prekur.

Prioriteti i parë në fillim të kësaj faze do të jetë ndihma ndaj qytetarëve, mbështetja e tyre, ndërhyrjet e menjëhershme në infrastrukturë dhe masa të tjera që synojnë kthimin e normalitetit.

Komiteti vlerëson solidaritetin e shfaqur nga qytetarët dhe bizneset dhe bën thirrje që në ditët në vijim kjo frymë të thellohet edhe më tej.

Për të lehtësuar procesin e kontributeve financiare në dobi të të prekurve nga ppërmbytjet, janë vënë në dispozicion llogari rrjedhëse bankare në disa banka të vendit. Të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të krijuara për qytetarët janë të inkurajuar që të kontribuojnë qoftë edhe në mënyrë modeste për këtë qëllim. Edhe një ndihmë sado e vogël ka një efekt shumë të madh solidar, për të cilin kanë nevojë të gjithë personat e prekur. Kontributet që do të mblidhen në këtë rrugë do të shkojnë vetëm në përfitim të individëve të prekur.

Autoritetet shtetërore do të vijojnë me intensitet të pandryshueshëm përpjekjet për të dhënë ndihmën e nevojshme, për të vlerësuar dëmet si dhe për të filluar sa më parë procesin e zhdëmtimeve dhe kompensimeve.

Kryeministri i vendit ka dhënë detyra për të rritur edhe më tej shpejtësinë dhe thellësinë e zbatimit të programit të investimeve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit si argjinatura, diga, kanale kulluese, ura, rrugë etj., më qëllim që vendi të përgatitet plotësisht për të përballuar fatkeqësi natyrore, denduria e të cilave duket se është në rritje për shkaqe që lidhen me edhe me ndryshimet klimaterike.

Numrat e llogarive: “Kontribute vullnetare, emergjenca e përmbytjeve” në bankat e nivelit të dytë.

Banka Credins
IBAN ne ALL (Lek)- AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR- AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD- AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Banka Raiffeisen
IBAN ne ALL (Lek)- AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945
IBAN ne EUR- AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945
IBAN ne USD- AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945

Banka ProCredit
IBAN ne ALL (Lek)- 10-86135000-01
IBAN ne EUR- 10-86135001-02
IBAN ne USD- 10-86135002-03

Banka Kombëtare Tregtare
IBAN ne ALL (Lek)- AL44 2051 1014 3288 86CL TJCL ALLA
IBAN ne EUR- AL11 2051 1014 3288 86CL TJCF EURA
IBAN ne USD- AL55 2051 1014 3288 86CL TJCF USDA

Tirana Bank
IBAN ne ALL (Lek)- AL47 2061 1183 0000 0108 2000 0011
IBAN ne EUR- AL20 2061 1183 0000 0108 2000 0012
IBAN ne USD- AL74 2061 1183 0000 0108 2000 0010

Intesa SanPaolo
IBAN ne ALL (Lek)- AL37 2081 1008 0000 0020 2453 0701
IBAN ne EURO- AL10 2081 1008 0000 0020 2453 0702
IBAN ne USD- AL80 2081 1008 0000 0020 2453 0703

Union Bank
IBAN ne ALL (Lek)- AL50 2141 1209 0111 1009 2516 0413
IBAN ne EURO- AL40 2141 1209 0111 1009 2525 0221
IBAN ne USD- AL66 2141 1209 0111 1009 2525 0141

Societe Generale Albania
IBAN ne ALL (Lek)- AL86 2131 1013 0000 0000 0084 1534
IBAN ne EURO- AL32 2131 1013 0000 0000 0084 1536
IBAN ne USD- AL05 2131 1013 0000 0000 0084 1537

Banka Credit Agricole
IBAN ne ALL (Lek)- AL38 2101 1012 0000 0000 0003 8968
IBAN ne EURO- AL21 2101 1012 0000 0000 0007 1963
IBAN ne USD- AL38 2101 1012 0000 0000 0004 8280

Banka NBG
IBAN ne ALL (Lek)- AL43 9011 1013 0022 0997 1000 0018
IBAN ne EURO- AL76 9011 1013 0022 0997 1001 6011
IBAN ne USD- AL20 9011 1013 0022 0997 1000 1014

Veneto Banka
IBAN- AL84 2041 1017 0000 0000 0001 1655

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)
IBAN ne ALL (Lek)- AL60 2031 1003 2010 1520 1101 0928
IBAN ne EURO- AL71 2031 1003 2010 1490 1101 0929
IBAN ne USD- AL88 2031 1003 2010 1400 1101 0929

Pas banorëve, FA nis evakuimin e bagëtive. Ja ç’po ndodh në Hoxharë

Pas evakuimit te banoreve nga shtepite e permbytura nga uji, pas reshjeve te fundit, Forcat e Armatosura kane nisur edhe evakuminin e gjese se gjalle.

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se se fundi efektivet e Forcave te Armatosura ne fshatin Hoxhare po bejne evakuimin e gjese se gjalle (bagetive).

4 3 2 1

 

Gati ura në Darëzezë, por alarmi i përmbytjeve s’ka kaluar. Ja ç’pritet

Eshte thuajse gati ura Bailey e Darëzezes, e cila u vendos gjate gjithe nates nga Forcat e Armatosura, ne fshatin Darezeze te Fierit, pas shembjes se ures ekzistuese nga permbytjet.

Kreu i Bashkise se Fierit, Armando Subashi ben me dije se “Është punuar gjatë gjithë natës për ndërtimin e urës në Darëzesë dhe sot ajo është puthuajse gati. Ka mbetur vetëm montimi i elementeve të fundit saj”.

Ai falenderon Forcat e Armatosura që mundën ta realizojnë ndërtimin e urës në një kohë rekord, por dhe për punonjësit e bashkise që kanë vazhduar punën gjatë gjithë natës për forcimin e argjinaturës përreth fshatit.

“Ura është vetëm një pjesë e vëmendjes tonë, rrëziku i përmbytjes së fshatit vazhdon të ketë pjesën më të madhe të vëmendjes së gjithë strukturave që operojnë në terren. Edhe nëse Vjosa tërhiqet në shtratin e saj natyral, i gjithë uji në fushën e Ferrasit, Kashishtit, apo Çervenit do të vazhdojë të mblidhet në Darëzezë, por ne do të vazhdojmë ta superojmë edhe këtë moment me sukses”- shkruan ai.

darezeze3 darezeze2 darezeze1 darezeze

 

6cb025cb-5610-469a-b416-12eeb660cdac b4e7bf54-5ce9-430f-b916-b780c2d7c467 d3a314c4-d3c5-46ff-82c1-bd032932f670 6521ea28-b45d-442e-8535-8b74147368f5 6f633dc0-2238-49f6-9626-355f86fca53b 75cfaf3a-fc10-461e-b868-813a17b38e07

Xhaçka në Darzezë: Situata është përmirësuar, jemi natë e ditë në punë

Ministrja Olta Xhacka ndodhet që prej mbrëmjes së djeshme në Darzezë të Fierit, ku po monitoron situatën si pasojë e përmbytjeve. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, ministrja Xhacka tha se situata është përmirësuar deh tashmë lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Ajo u shpreh se forcat e FA dhe punonjësit e institucioneve të tjera qëndrojnë 24 orë në gatishmëri.

a92e4c24-8899-484a-b1eb-cea3893e6f54

“Situata është përmirësuar. Lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Janë evakuuar rreth 60 familje. Akset kryesore janë të lira. Kemi problematike për disa ura të shembura, por prezenca më e madhe ka qenë më e madhe në Darzezë. 6 elektropompa janë vendosur në funksion dhe FA kanë punuar për të mbrojtur argjinaturën e lumit. Kemi pasur bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe kemi pasur mbështetje edhe nga Kosova. Kemi bërë të mundur që situatën ta menaxhojmë më mirë.

Grupet e FA dhe të gjithë punonjësit e institucioneve qëndrojnë 24 orë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në Darzezë. Jemi natë ditë në punë për të ndihmuar të gjithë të prekurit. Nuk do kemi agravim të situatës për ditët në vijim dhe pjesa e emergjencës ka kaluar”- tha Xhacka.

Fillon ndërtimi i urës në Darëzezë, banorët evakuohen me varka (VIDEO+FOTO)

Forcat e Armatosura kanë dhënë ndihmën nga toka dhe nga uji për banorët e Darzezës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se pas dëmtimit të urës po ndërtohet një kalim provizor ndërsa ka nisur transporti i banorëve përmes motobarkave nga njëra anë e fshatit në tjetrën.

1b1f6b07-3410-46cd-b322-1fbceda1e1cd 89bbf1bb-0f4a-41e1-99ce-5e2f88ed353a

38f7aecf-2132-440a-8fe4-976fcd3aae74 b8113f13-7ae5-4efc-872b-c1ee93a8b329 49ee1d01-896d-4d76-b5a5-b7116a621403

Izolohen 300 familje nga bora në Dukagjin

Rreth 300 familje izolohen totalisht ne Dukagjin nga Mali Shoshit deri ne Qage Thore nga bora. Te dy rruget qe lidhin Shkodren me Dukagjanin jane bllokuar. Ne aksin Qafe Thore-Theth ka rreth 60 cm bore dhe nuk mund te kalohet as me mjete me zinxhir dhe as ne kembe. Po ashtu ne aksin Breg Lumi-Mali Shoshit ka rreth 40 cm bore dhe rruga eshte bllokuar.

9af7fe16-c00f-484f-96c0-b4b9e774dc10

Banoret prej 5 ditesh jane pa energji elektrike per shkak se eshte bllokuar kanali qe furnizon me uje hidrocentralin e fshatit Nderlyse nga i cili marrin energji elektrike fshatrat e tjere.

Kerkohen mjete per zhbllokimin e rrugeve dhe kanalit te HC por deri me tani asnje mjet nuk eshte derguar ne asnjeren prej rrugeve te Dukagjinit dhe banoret nuk dihet se per sa kohe do te qendrojne totalisht te izoluar.

Ata bejne thirrje per ndihme sepse ndodhen ne kushte te veshtira duke qene se nuk ka as mjek. Situata eshte alarmante dhe kerkohet nderhyrja urgjente e institucioneve.

Situata në Darzezë të Fierit është përkeqësuar gjatë natës së mbrëmshme pas e rinisjes së reshjeve të dendura.

Gazetarja e “Panorama” raporton se vazhdon te jete problematike situata ne Darezeze. Shembja e ures lidhese me qytetin po mban te bllokuar 2500 banore te Povelces, Shen Pjetres dhe Darezezes.

09:55

Duket se niveli i ujit ka rënë, ndërsa Vjosa ka filluar të tërhiqet. Gjithsesi në Novoselë vazhdon ende të ketë prani të ujit ku më shumë se 93 banesa e 600 hektarë tokë ndodhen ende nën ujë.

Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave Civile njofton se filloi tërheqja e ujrave të Vjosës në shtratin e saj natyror, nuk ka më kalime uji mbi argjinaturë.

Përmirësimi filloi pas orës 4:00 të mëngjesit të datës 3 Dhjetor.

Ekipet operacionale ndodhen në dispozicion të shtabeve të emergjencës sipas kërkesave të fshatrave me probleme.

08:01

Shqipëria gdhihet sërish nën ujë, ja gjendja në Vlorë dhe Fier

Situata në Darzezë të Fierit është përkeqësuar gjatë natës së mbrëmshme pas e rinisjes së reshjeve të dendura.

fa4

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit është dëmtuar argjinatura e lumit duke rritur rrezikun e vërshimit të ujit drejt banesave dhe tokave bujqësore. Për të monitoruar situatën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka udhëtuar gjatë natës drejt këtij fshati. Xhaçka shprehet se aktualisht niveli i ujit ka rënë por situata po mbahet në kontroll.

“Jemi ne kembe te gjithe per t’u siguruar qe hidrovori mos dale jashte funksioni, argjinatura te perforcohet e te merren masa ne rast emergjente per 400 familjet qe preken te parat nga permbytja e mundshme. Pergjegjesi maksimale per te parandaluar sa mundemi e per t’ju gjendur prane gjithkujt qe i rrezikohet jeta dhe prona”, ka deklaruar nga Darzeza ministrja Xhaçka.

Më herët u raportua se 40 efektivë të Forcave të Armatosura u nisën drejt Darzezës për të qenë prezent në rast se do të duhej ndërhyrja e tyre për të iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Po ashtu në gjendje problematike është edhe aksi rrugor Levan-Tepelenë ku gjatë natës ka pasur prezencë uji në rrugë në afërsi të fshatit Selishtë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi gjatë natës se rruga është e kalueshme nën monitorimin e punonjësve të ARRSH, kontraktorit të mirëmbajtjes dhe Policisë Rrugore.

Më herët në Darëzezë mbërritën 40 efektivë të FA, të cilët vendosën thaës më rërë anës lumit në Darëzezë , në mënyrë që të evitohej prishja e argjinaturës së lumit.

Shtabi i Emergjencës në Vlorë konfirmon se situata mbetet kritike pasi niveli i Vjosës vetëm sa rritet. Zona e Novoselës dhe fshatrave përreth ndodhet në terr. Banorët kanë gjetur zgjidhje duke e kaluar gjënë e gjallë në katet e sipërme të banesave. Probleme ka pasur edhe në nën kalimet e autostradës Vlorë-Levan, në nën kalimin e fshatit Panaja dhe Novoselë, të cilat janë mbushur me ujë. Edhe Selenica e disa fshatra të saj janë bllokuar dhe nuk kanë energji.

Vjosa ka dalë nga shtrati edhe në Fier duke përmbytur qindra familje, kryesisht në fshatrat Ferras, Cerven, Kashisht dhe Hambar. Uji ka hyrë në banesa deri në lartësinë 2.5 metra duke pushtuar kështu katet e para.

Rreth 350 forca të ushtrisë kanë evakuuar afër mëngjesit të djeshëm 30 familje nga Ferrasi, të cilët ishin më të rrezikuar pasi i kishin shtëpitë përdhese. Janë përmbytur më shumë se 500 shtëpi, 100 biznese e servise, dhjetëra stalla e sera, si dhe mbi 300 ha tokë bujqësore. Përgjatë gjithë natës u është bërë thirrje banorëve të lënë banesat e tyre, por ata kanë refuzuar duke qëndruar në katet e sipërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura