Situata brenda PD-së/ Nesër zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar

Mar 30, 2022 | 10:23
SHPËRNDAJE

Disa ditë pasi Komisioni i Rithemelimit u fut në selinë e PD-së, demokratët kanë paralajmëruar mbledhjen e parë të përbashkët.

berisha mbledhje selia e pd (6)

Gazetari i Panorama.al, Maringlen Kume raporton se ditën e nesërme në orën 09:00 do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Në këtë mbledhje janë dhe anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, por ky i fundit, nuk do të jetë i pranishëm për shkak se është i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi depuetët e PD-së kanë kërkuar që të ulen në tavolinë për të negociuar një zgjidhje të përbashkët për situatën brenda kampit opozitar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura