Situata bankare pas referendumit grek, Nishani takon Guvernatorin. Kërkon informacion për pasojat dhe rreziqet

Jul 7, 2015 | 10:38
SHPËRNDAJE

Rreziqet e mundshme ndaj sistemit tonë bankar pas krizës në Greqi kanë qenë në qendër të takimit që kreu i shtetit Bujar Nishani zhvilloi sot me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Nishani-Sejko

Takimi është zhvilluar në presidencë dhe sipas zyrës së shtypit mësohet se mes tyre është diskutuar lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare pas referendumit në Greqi.

“Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit kërkoi nga Guvernatori Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri”- njofton Presidenca.

Presidenti u informua gjithashtu edhe mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura