Ditën e sotme u mbyllën edhe ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Botërorit, që deri tani ka rezervuar shumë surpriza.
Momentalisht, sipas renditjeve aktuale në çdo grup, emra si Gjermania, Belgjika, nuk janë në 2 vendet e para që sjellin kualifikimin. Nëse renditjet në grupet respektove do të mbylleshin kështu, atëherë duelet e fazës pasardhëse do të ishin si më poshtë:
Holandë-Iran
Poloni-Australi
Angli-Ekuador
Francë-Argjentinë
Spanjë-Marok
Kroaci-Japoni
Brazil- Ganë
Portugali– Zvicër
PANORAMASPORT.AL