Siti jep lajmin e dhimbshëm, ndërron jetë talenti 17-vjeçar

Oct 26, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Mançester Siti ka dhënë një lajm të dhimbshëm për të gjithë, nëpërmjet faqes zyrtare.

240FC027-0560-4497-81C6-D903FF32EDA1

Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17- vjeçare ish-lojtari i të rinjve, Zheremi Uisten. Pjesë e të rinjve të Sitit që nga 2010, Uisten shihej si një mbrojtës me të ardhme të madhe, por kjo është ndërprerë ditën e diel, kur ai ka ndërruar jetë.

Shkaqet e vdekjes nuk bëhen të ditura, por të gjithë në klubin e Sitit dhe jo vetëm janë prekur nga ndarja nga jeta e mbrojtësit 17-vjeçar.

“Familja Mançester Siti e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Zheremi Uisteb. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Jemi me ju në këtë kohë të vështirë për ju”, thuhet në komunikatën e Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura