Sistemi i ri mbi tatimin/ Guxholli për Panorama TV: Do të ‘gërryejë’ shtresën e mesme, qeveria mos të marrë politika momentale për të qëndruar në pushtet

May 18, 2023 | 15:33
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli në një intervistë për Panorama TV tha se qeveria duhet të ndërmarrë masa për të mbrojtur shtresën e mesme të shoqërisë nga inflacioni, pasi është rritur numri i personave që kanë rënë në varfër.

guxholli-768x461

Guxholli tha se dhe skema për taksim-tatimin rrit mundësinë për pabarazi mes shtresave dhe se duhet ndërmarrë masa për t’u përmirësuar klima e biznesit dhe jo të ndërmerren hapa vetëm për fushatë elektorale.

“Inflacioni ecën me cikle dhe ka kriza të tilla, por më pas shkon poshtë me masa të qeverisë. Numri i personave që kanë rënë në varfëri është rritur, çdo rritje çmimi e bën mundësinë e blerjes më të vogël. Kjo qeveri duhet të marrë masa dhe të përmirësojë klimën për biznes dhe pastaj të vendosë dorën e hekurt, për të vendosur taksat që të rrisë paranë në buxhetin e shtetit. Të ardhurat u rritën por duhet marrë masa për falimentimin e biznesit, por me verbërinë dhe mendësinë e qeverisë ka sjellë këtë situatë”.

Ndryshimi për taksim-tatimin?

Të prekurit kanë të drejtë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë shtyrje të kësaj situate. Por si financiere, përjashtimet nga skema rritin pabarazinë dhe përfshirja e tyre mund të jetë bërë në një kohë të dytë ose t’i taksonte të gjithë dhe të gjente mënyra mbështetje për bizneset e vegjël. Jemi një ekonomi shërbimesh, nuk kemi të zhvilluar sektorët prodhues e bujqësor, të cilët kanë produktivitet dhe ndikojnë në rritje të vazhdueshme. Qeveria duhet të rrisë mbështetjen dhe bizneset të forcohen, ka në dorë ekuilibrin.

Sistemet tatimore në gjithë botën nuk preferojnë diferencimet, theksojnë jo përjashtime nga rregullit. Por politika me paterica për të qëndruar në pushtet, herë fusin një shtresë herë tjetër. Por tani mbaroi fushata elektorale, dhe duhet riparë sistemi dhe të vendoset barazia për bizneset. Këta që janë shumë të vegjël dhe ne rrogëtarët, paguajmë deri në 38% dhe bën gërryerjen e klasës së mesme, është një kuadër shumë i madh që duhet konsideruar kur merren nisma. Qeveria niset vetëm nga interesa momentale për fushatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura