Sistemi i ri i matjeve në n/stacione, OSHE: Këto janë zonat në Tiranë që nuk do kenë energji më 12 dhe 14 gusht 14

Aug 11, 2020 | 22:03
SHPËRNDAJE

 

Disa zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike gjatë ditës së nesërme dhe më 14 gusht.

oshee-drita-energji

Kompania OSHE bën me dije se stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

Njoftimi:

Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:

12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura