Sistemi fiskal në Shqipëri/ Eksperti i ekonomisë për Panorama TV: Vendosja e tatimit progresiv për profesionet e lira sjell evazion fiskal dhe pengesa për të rinjtë…

Mar 30, 2023 | 17:28
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Sotiraq Dhamo, është shprehur se vendosja e tatimit progresiv për profesionet e lira në Shqipëri, i detyron këta profesionistë të gjejnë rrugë të tjera për të ulur këtë presion financiar.

Komentet Dhamo i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se taksimi progresiv mbi këto profesione sjell evazion fiskal dhe pengesë për të rintjë për të hyrë në këto profesione.

Dhamo shtoi se bizneset e vogla nuk kanë stimul dhe interes që të pranojnë faturat tatimore në blerje dhe kjo sipas tij çon në evazion fiskal.

“Pikat parimore që lidhen me profesionin e lirë dhe problemet e tjera të ligjit. Unë po flas këtu jo vetëm mendimin tim, por edhe atë që kemi grumbulluar nga ekspertët. Në ligj flitet për profesionet e lira, saqë shumë prej këtyre profesioneve nuk janë profesione të lira. Disa janë ofrim i shërbimit në mënyrë individuale. Profesionet e lira janë ato që shteti i mbështet. Kjo është detyra e shtetit, që të mbrojë dhe ti ofrojë qytetarëve shërbime cilësore. Në Shqipëri kemi profesione të lira mjekët, avokatët, noterët dhe një sërë profesionesh të tjera. Të ushtrosh profesionin e audituesit, nuk mund ta bëjë një economist. Pra janë profesione ku investon shteti, organizmat ndërkombëtare dhe individët.

Ligji fut një skemë që profesionet e lira të rregulluara, sipas ligjit për tregtarët, i fut këto profesione në një kategori me të ardhurat nga puna. Nga ana ligjore ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, i njeh personat tregtarë të regjisturar dhe aty përmenden profesionet e lira të rregulluara. Të punësuarit bëjnë punën e tyre dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Profesionet e lira të rregulluara dhe punononjësit ndryshojnë nga njëra tjetra. Të ardhurat nga puna janë të ardhura nga puna, ndërsa të ardhurat nga biznesi janë tjetër gjë dhe duhet të tatohet ndryshe.

Ligji bën një dallim mes bizneseve tregtare dhe atyre profesionale. Mbi yë gjitha janë biznese, nuk mund të vendoset një tatim lidhur nga lloji i biznesit. Qeveritë mund të vendosin politika stimuluese. Aktualisht qeveria ka vendosur një tatim prej 5 % në fushën e IT pasi kërkon që të zhvillohet. Ka një diskriminim në fushën e tatimit fiskal. Një biznes i vogël nën 14 milionë mund të zgjedhë ose të zbresë shpenzimet, psh biznesi tregtar në 90 %, ose të tatohet në bazë të dokumentacionit. Bizneset e vogla nuk kanë stimul dhe interes të pranojnë faturat në blerje.

Imagjinoni një biznes tregtar që blen mallra për ti shitur. Nuk i kërkohet asnjë dokument në blerje dhe ai blen mallra pa faturë dhe i shet pa faturë, pa i deklaruar fare. Në këtë mënyrë stimulohet evazioni. Stimulohet evazioni edhe për bizneset e vogla. Vendosja e tatimit progresiv për profesionet e lira, do ti detyrojë ata të gjejnë rrugë të tjera për të ulur presionin e këtij tatami. Përveç evazionit një problem i madh do të jetë edhe pengesa për të hyrë të rinjtë në këto profesione. Janë këto profesione që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të punësimeve”, u shpreh Dhamo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura