Sistemi elektronik nuk funksionoi, katër deputetë të PD-së korrigjojnë votën kundër Qeverisë

Sep 14, 2017 | 11:17
SHPËRNDAJE

Në nisje të seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci e ka nisur fjalën me një vërejtje për deputetët dhe për krerët e grupeve parlamentare.

gramoz ruci kyetar kuvend

Ai ka kërkuar respektim të plotë të orarit për nisjen e seancave plenare dhe ka theksuar se nuk do të ketë më asnjë tolerim për vonesat.

Pas kësaj, katër deputetët të PD-së kanë kërkuar që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë.

Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka.

“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Balliu.

Ruci e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe ka dhënë urdhër që vota të regjistrohet. Më pas ka kërkuar pushim për pak minuta sa krerët e grupeve të reflektojnë emrat e deputetëve nëpër komisione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura