“Sistemi aktual i arsimit primitiv”- Basha: Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman, për një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë

Nov 6, 2019 | 17:53
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u ndal sot në Shkodër, ku në një takim me të rinjtë, u ndal edhe tek sistemi i arsimit.

Basha tha se sistemi i arsimit është primitiv, ndërsa tregoi edhe planin e PD-së, për përmirësimin e sistemit.

basha

Kreu i PD-së tha se po punojnë me ekspertë gjerman për të garantuar arsim dhe punësim për rininë.

Tregu ynë është i rraskapitur, nuk ka vende pune. Diçka jo vetëm nuk funksionon, por ka shkuar tmerrësisht keq me vendin tonë. Ajo që ka shkuar keq me vendin tonë nuk është vetëm dështimi i kësaj qeverie me arsimin, por mungesa e çdo koncepti për ta zgjidhur problemin. Platforma jonë është ta sjellim arsimin e lartë shqiptar në binarët e arsimit bashkohorë. Shumica e studentëve shqiptarë mbarojnë shkollën dhe nuk kanë ku përplasen.

Edhe kur ka vend e pune, studenti nuk e gjejnë veten sepse teknikate mësimdhënies janë ato të shekullit të 19. Duhet  të ndryshohet koncepti për arsimin e lartë, duhet ët shikohet si faza e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës. E për këtë nuk është nevoja të kërkosh larg, mjafton të shohësh sistemin gjerman. Këtë model kemi marrë në programin tonë. Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman të CDU në qeveri, që të hartojmë një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë. Na kanë dhënë ekspertët e tyre më të mirë për të përfituar nga ajo që quhet arsimimi me trajnim, kjo do të thotë që në tre vite bachelor dhe dy vite master, 2 vite e gjysmë do i kaloni në auditorë dhe 2 vite e gjysmë në praktikë pune, për të gjitha degët”, tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura