Sislej Xhafa sfidon Koloseumin në Romë me “Pemën e mundimit”

Jun 28, 2016 | 20:31
SHPËRNDAJE

“Arti është një akt magjik, që nuk mund të jetë indiferent ndaj asaj çka ndodh përreth, as i pandjeshëm karshi dinjitetit njerëzor.

sislej xhafaaaArti shërben edhe për të ngritur pikëpyetje”. Kështu do të shprehej artisti Sislej Xhafa pak ditë më parë në hapjen e ekspozitës me titullin domethënës “Benvenuto”, në muzeun MAXXI në Romë. Për artistin nga Kosova, arti nuk mund të ndahet nga provokimi, ndaj edhe veprat e tij janë gjithnjë të tilla, provokative.

Prekin aty ku dhemb më shumë, në problemet sociale dhe politikën që i pjell ato. Kështu ka vendosur sërish. Ka vendosur të provokojë “qytetin e përjetshëm”, siç do të shprehej “La Repubblica”, bashkë me 35 artistë të tjerë në ekspozitën e hapur përreth një prej mrekullive të njerëzimit, Koloseumit.

“Par tibi, Roma, nihil” (Asgjë si ti, Romë!), kështu titullohet ekspozita që do të zgjasë deri në 18 shtator e ku Xhafa prezantohet me një vepër të titulluar “Sweat tree” (“Pema e mundimit”).

Është një instilacion 8 metër i lartë, i realizuar në bronz. Në pamje të parë, ajo duket si një fontanë, prej së cilës nuk rrjedh ujë, por djersë. Janë qindra duar të djersitura të vendosura njëra mbi tjetrën.

Një shtyllë mundimi, e cila të shtyn pa dyshim të mendosh për krizën globale e për duart që duhet të djersitin edhe më shumë për të mbijetuar. Një vepër- homazh për të gjithë njerëzit që punojnë e ndoshta edhe atyre që kanë ngritur një mrekulli si Koloseumi.

VEPRA

Vepra e Xhafës është shumëkuptimore. Ajo gjen aq domethënie, sa edhe vizitorë ka. Dikush e lidh me krizën ekonomike, një tjetër me papunësinë, dikush me pakësimin e burimeve natyrore jetësore. “Kontrolli i ujit të ëmbël është rrënjësisht ripërcaktimi gjeopolitikë në të gjitha kontinentet, prandaj përcakton të ardhmen për miliarda njerëz. Pemë djerse.

Pema që djersin, pema e solidaritetit, e jetës, e ndarjes, e shpresës, është instaluar në një nga hapësirat më të shenjta të Romës së lashtë, për të simbolizuar një fillim të ri për njerëzimin”, shprehet Xhafa.

Edhe pse vetëm një prej shumë instilacioneve të vendosura në hapësirat arkeologjike, kjo vepër e vendosur nën harkun e Konstandinit ka tërhequr në veçanti vë- mendjen e vizitorëve, të cilët si edhe herë të tjera do të vlerësonin guximin e artit të Sislej Xhafës, që siç do të shprehej vetë ai, nuk mund të jetë indiferente karshi zhvillimeve që ndodhin çdo ditë përreth nesh.

“Par tibi, Roma, nihil” është ngritur përmes “Domus Severiana”, “Stadio Palatino”, “Domus Augustana”, një hapësire që hapet për publikun pas një kohe të gjatë dhe i është kushtuar një kujdes i veçantë për konservimin dhe mirëmbajtjen e këtyre kryeveprave të njerëzimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura