“Siria”, Rusia në gatishmëri non-stop, avionë që shohin armikun “e padukshëm”

Feb 6, 2016 | 14:55
SHPËRNDAJE

Rusia ka vendosur që gjeneratën e re të avionëve të saj luftarakë Su-35, t’i vendosë 24 orë non stop në bazën e Latakias në Siri, gati në çdo moment që marrin sinjal për të mbuluar operacionet ajrore në zonë.

Këtë e ka konfirmuar për “RT” një zëdhënës i forcave ruse, sipas të cilit, në këtë bazë do të ketë gjithmonë dy avionë luftarakë Su-35 të gatshëm për t’u nisur në vetëm 60 sekonda nga marrja e sinjalit.

Avionët janë të aftë për të gjetur, ndjekur dhe goditur deri në tetë objektiva njëherësh, vuri në dukje zëdhënësi, duke shtuar se Su-35s janë të pajisur me mekanizma të avancuar për të parë edhe armikun që është “i padukshëm”, duke e pasur fjalën këtu për rastet kur avionë që shkelin hapësirën e saj ajrore apo i afrohen asaj.

su avion ruse

“Tani, detyra jonë është që të përdorim [aftësitë e avionëve të Su-35] në maksimum”,- tha ai.

Marina ruse ka një forcë detare që është e gatshme në brigjet e Sirisë, për të siguruar mbrojtjen e ajrit dhe mbështetje detare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura