Siri, vritet kreu i grupit Al Qaeda

Mar 6, 2015 | 22:52
SHPËRNDAJE

Rreth 13 udhëheqës të lartë të organizatës terroriste Al-Nusra thuhet se janë vrarë në Siri, përfshirë edhe komandantin ushtarak të grupit. Duke cituar burime nga shërbimet inteligjence siriane, “CNN” shkruan se terroristët u vranë nga dy sulmet ajrore siriane të enjten që shkoi.

Terroriste te Al Qaedes

Sipas televizionit amerikan, Abu Hammam Al Shami ishte mes të vrarëve në goditjet që vijuan kundër al-Nusras, degës më e madhe të Al Qaedës në Siri. Agjensia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA gjithashtu thuhet se raportoi vdekjen e Al Shami-së.

Operacioni special që u zhvillua në Hobait, në provincën Idlib, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga forcat siriane për të shkatërruar zonat që besohet se janë mbledhur militantët e Al-Nusras në mbarë krahinën.

Sipas një videoje të publikuar në 2014-ën, nga Al-Nusra, thuhet se Al Shami u bashkua me grupin pas viteve të trajnimit në Afganistan dhe Irak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura