Sinjalin e dhanë autoritetet gjermane/ Si u zbulua pas 12 vjetësh autori i tretë i atentatit ndaj ish-efektivit të antikrimit. Hetuesit kërkojnë të gjejnë tani…

Sep 17, 2021 | 12:32
SHPËRNDAJE

Pas rreth 12 vitesh nga atentati me armë kallashnikov në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë ish efektivi i Policisë Roland Rexhepi, duket se autoritetet hetimore po shkojnë drejt zbardhjes së plotë të autorëve të ngjarjes, por mbetet mister se kush e porositi vrasjen.

 

Pas arrestimit në Gjermani të autorit të tretë të dyshuar, Florenc Shabani, burime pranë organeve hetimore bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se atij do t’i ofrohet statusi i bashkëpunëtorit me qëllim për të zbardhur se kush qëndron pas atentatit ndaj ish-efektivit.

Pas arrestimit në Gjermani pritet që të kryhen procedurat e ekstradimit drejt vendit tonë të autorit të tretë të vrasjes, ndërsa dy të tjerët tanimë janë dënuar nga drejtësia në Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se dy të dënuarit e tjerë, Marjus Tafa dhe ArmandoLlakaj, të burgosur përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të përfituar statusin e bashkëpunëtorit.

Llakaj dhe Tafa konsiderohen njerëz të afërt me fisin Çapja në Elbasan.

Roland Rexhepi

ZBULIMI I VRASJES

Atentati mafioz ndaj ishoficerit të Policisë Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Policia e Shtetit e konsideronte në atë kohë vrasjen e ish-efektivit një atentat të mirorganizuar dhe të planifikuar.

Duke qenë se autorët ishin të maskuar,çka identifikimi i tyre ishte i vështirë, ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë vetëm provat e ADNsë të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e autorëve të vrasjes, pavarësisht se dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermaniaato që kanë sjellë provat e ADNsë së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Nga përputhja e profilit gjenetik i gjetur në një bisht cigareje në vendin e krimit në vitin 2009, Prokuroria ka shpallur në kërkim Florenc Shabanin, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

VRASJA E ILIR REXHEPIT

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

Edhe kjo vrasje mbeti enigmë për vite të tëra, derisa në qershor të këtij viti autoritetet shpallën në kërkim shtetasin MihalaliasMirgenToshi, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur, ndërsa mbetet ende mister kush e porositi vrasjen.

Vrasja e ish-efektivit të antikrimit nisi kalvarin e ekzekutimeve në Elbasan

Ekzekutimi i ish-efektivit të antikrimit Roland Rexhepi nisi kalvarin e gjatë të ekzekutimeve në qytetin e Elbasanit. Disa prej vrasjeve ende nuk janë zbardhur sot e kësaj dite. Ndërkohë që disa ekzekutime kanë tanimë autorë, ende nuk janë zbardhur se kush i porositi këto vrasje të ndodhura nga përplasjet mes grupeve kriminale. Si autor i kësaj ngjarjeje u dyshua fillimisht Bledar Muça, i cili u largua jashtë Shqipërisë menjëherë pas krimit, megjithëse ndaj tij nuk pati asnjëherë një akuzë zyrtare nga prokuroria lokale.

Bledar Muça u kthye në Shqipëri dy vite më vonë, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura se ishte ai pas vrasjes së Rexhepit. Tre vjet më vonë, Muçado të ishte objektiv i një atentati në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.Muça ndodhej në makinë me FlorencÇapen kur një breshëri automatiku është derdhur mbi ta. Nga atentati mbeti e plagosur edhe një efektive policie, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Të paktën 29 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, por jo autori i krimit, i cili u zhduk pa gjurmë edhe pse zona ishte tejet e populluar në ato momente.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/