Sinemati: Panuçin e tradhtuan, Hysaj me shokë ta qepin gojën

Mar 25, 2019 | 23:34
SHPËRNDAJE

Gëzim Sinemati ka kritikuar ashpër sjelljen e federatës dhe atë të lojtarëve për mënyrën se si e laguan Kristian panuçin. Sipas gazetarit të shquar, pati sërish “tradhti” për largimin e një trajneri dhe u ka kërkuar lojtarëve kryesorë që bëjnë mirë të heshtin.

Sinemati

“Për të disatën herë përcollëm një trajner. Por për herë të parë ata lart, “partia”, bëri atë që kërkoi populli. Koret fyese ndaj ttrajenrit i shkuan për shtat atyre që donin të shkarkonin Panuçin. Madje e sollën pasardhësin e tij ende pa u luajtur ndeshja me Turqinë.

Tani çfarë dnodhi: edhe sjellja e lojtarëve në fushë, i shkoi për shtat misionit për të hequr trajnerin. Ata, lojtarët që janë më tradhtarët në këtë mesele. Prandaj duke filluar që nga Hysaj e deri tek të tjerët, ata nuk duhet të dalin më. Duhet ta qepin, sepse kjo që ndodh këtu është i njëjti film. Kështu kanë vepruar edhe me trajnerët e tjerë”, tha Sinemati në “Procesin Sportiv”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura