Sindikata e mjekëve 90 minuta takim në Kryeministri/ Do ngrihen grupet e punës, Manastirliu: Do t’i dëgjojmë, do t’i marrim mendim dhe…

Sep 24, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Duket se qeveria dhe sindikata e mjekëve kanë arritur një dakordësi. Pas një takimi që zgjati rreth një orë e 30 minuta u bë e ditur se janë arritur bazat e para të bashkëpunimit.

Manastirliu takim me mjeket-protesta (5)Përfaqësuesi i sindikatës, Gentian Stroni bëri të ditur në një komunikim për mediat se kërkesat e tyre janë vlerësuar si të drejta nga ana e qeverisë. Javës tjetër tha ai do të ngrihen grupet e punës.

“ Ajo që ne bëmë ishte që hodhëm bazat e para të një bashkëpunimi dhe krijuam një kalendar për kërkesat. Duke filluar nga java që vjen ne do të kemi grupet tona të punës që janë nga sindikata dhe pjesa qeveritare, për të arritur në përfundimet që ne do të donim të kishim.  Ajo që është për tu vlerësuar është fakti që nga pala qeveritare u pa e drejtë. Ne do të punojmë për këto”, u shpreh Stroni.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë tha se është një rrugë e gjatë, ndërsa bëri të ditur se do t’i dëgjojnë dhe do ti marrin mendim mjekeve dhe ata do të vendosin për të ardhmen e tyre për pikat që kërkojnë.

Ministrja tha se çështjet e tyre do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla. Sipas saj janë çështje që adresojnë situata të ndryshme dhe kërkojnë ekspertizë jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare.

“Ne kemi diskutuar shumë për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të gjitha kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që tryezat e punës të fillojnë nga java që vjen. Ura e komunikimit me mjekët është një urë e konsoliduar. Mjekët dhe infermierët e kanë shtëpinë e tyre, ministrinë ë shëndetësisë. Forca jonë më e madhe janë mjekët dhe infermierët. Do ti dëgjojmë do ti marrim mendim dhe ata do të vendosin për të ardhmen e tyre për pikat që ata kërkojnë.

Janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. Kërkojnë ekspertizë jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare.

Platforma e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, ndryshimet në kodin penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne kemi vullnet ë plotësojmë kërkesat e mjekëve. Do të vijojmë të punojnë për të mirën e qytetarëve /. Fakti që jemi të dy, fakti që do të jemi të gjithë së bashku tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë dhe për asetin më të çmueshëm. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë”, tha ministrja.

Në takim me ministren e Shëndëtësisë ishin Gentian Stroni, Fatos Olldashi, Altin Kuqo
Arjan Mezini.

Ndërkohë që po zhvillohej takimi, mjekët dhe infermierë kanë protestuar në ambientet e QSUT-së. Kirurgu Ibrahim Bruka tha se përfaqësuesit e tyre nuk janë pritur as nga Rama dhe as nga ministrja Manastirliu në ambientet e kryeministrisë.

Manastirliu takim me mjeket-protesta (9) Manastirliu takim me mjeket-protesta (8) Manastirliu takim me mjeket-protesta (7) Manastirliu takim me mjeket-protesta (6) Manastirliu takim me mjeket-protesta (5) Manastirliu takim me mjeket-protesta (4) Manastirliu takim me mjeket-protesta (3) Manastirliu takim me mjeket-protesta (2) Manastirliu takim me mjeket-protesta (1) takimi i ministrise me sindikatat e mjekeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura