Sinani sjell të fejuarën në Tiranë, xhiro me teleferik për t’u ndier në qiellin e shtatë

Mar 14, 2015 | 12:36
SHPËRNDAJE

Është në muajin e dytë të fejesës dhe po përpiqet që të kalojë sa më shumë kohë me të fejuarën e tij, 22-vjeçaren nga Maqedonia, Andrra Destani.

“Panorama Plus”, suplementi i se shtunes ne “Panorama” shkruan sot se këto ditë, Andrra, e cila jeton në Gjermani, ka udhëtuar drejt Tiranës, për të kaluar momente pranë të fejuarit këngëtar dhe mamasë së tij.

Ajo kishte marrë me vete dhe vëllain e saj më të vogël, gjë që tregon se tashmë ndihen një familje me atë të Sinanit.

Dhe për t’u argëtuar nuk kanë preferuar lokalet e zhurmshme apo restorantet e Tiranës, por natyrën dhe ajrin e pastër të Dajtit. Madje, për të provuar adrenalinën e të qenët në ajër, Sinani i ka dhuruar partneres shëtitje me teleferik.

Ka qenë Andrra ajo që ka postuar fotot në dëborë me Sinanin, ku duken të dy shumë të lumtur. Miqtë i kanë komplimentuar, duke i cilësuar si një çift i bukur dhe që shkojnë shumë bashkë.

Që nga bërja publike e lidhjes Andrra dhe Sinani nuk kursehen të ndajnë me miqtë momentet e tyre intime, ku nuk i kursejnë puthjet në buzë. Sinani zyrtarizoi këtë fillimvit lidhjen e fshehtë 2-vjeçare me shqiptaren nga Kumanova e Maqedonisë, Destani, që jeton në Hamburg të Gjermanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura