Sinan Hoxha nuk përmbahet, ditë mjalti para martesës

Aug 3, 2015 | 22:00
SHPËRNDAJE

Këngëtari nga Shqipëria, Sinan Hoxha, nuk ka shumë kohë që ka gjetur dashurinë e jetës së tij.

sinan-hoxha
Ama, që kur e gjeti, nuk përmbahet më. Edhe pse do të martohet pas tri javësh, ai po kalon çaste intime me të fejuarën e tij, bukuroshen e quajtur Andrra Destani.

Këto ditë mjalti i paraprijnë muajit “të ëmbël” që do të kenë pas 27 gushtit, datë në të cilin çifti do të kurorëzojë martesën. Dasma do të ketë dy ceremoni të ndryshme, njëra dedikuar familjarëve të çiftit, ndërsa ceremonia tjetër do jetë më e zgjeruar me miq dhe shokë, ku mes tyre do të ketë shumë personazhe të famshme.

Martesa do të bëhet në një lokal jo shumë larg kryeqytetit. Andrra ka jetuar në Hamburg të Gjermanisë, ndërkaq me prejardhje është nga qyteti shqiptar Kumanova, që gjendet në Maqedoni. Për nga profesioni është modele dhe ka diferencë rreth 14 vjet me Sinan Hoxhën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura