Silvio Berlusconi 85-vjeçar i rikthehet politikës pas nëntë vitesh, kandidon në zgjedhjet e ardhshme

Aug 10, 2022 | 23:45
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka njoftuar të mërkurën se do të kandidojë për një vend në Senat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, duke iu rikthyer kështu sërish politikës pas një mungese nëntëvjeçare, raporton Reuters.

berluskoni

Miliarderi 85-vjeçar, i cili nisi një fushatë reklamimi të markave tregtare përpara shpalljes, ka udhëhequr katër qeveri që nga hyrja në politikë në vitin 1994, por u tërhoq përkohësisht nga detyra pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013.

Berlusconi i tha radios shtetërore se po kërkohet nga njerëzit brenda dhe jashtë partisë së tij “Forza Italia” për të kandiduar në zgjedhjet e 25 shtatorit.

“Mendoj se në fund do të jem kandidat për Senat, kështu të gjithë do të jenë të lumtur”, ka thënë ai.

Problemet ligjore të Berlusconit ende nuk kanë përfunduar. Ai aktualisht është në gjyq për akuzat e ryshfeteve të dëshmitarëve në një rast të mëparshëm, në të cilin u lirua në vitin 2014 nga akuza se kishte paguar për seks me një prostitutë të mitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura