Silva Bino u infektua me koronavirus/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon gjendjen e saj

Sep 28, 2020 | 13:55
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas infektimit me kronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke i uruar shërim të shpejtë.

120346399_1057945664661483_1996015156661313916_o

Manastirliu bën me dije se zonja Bino është e shtruar në Spitalin infektiv dhe aktualisht sipas saj, gjendje paraqitet e stabilizuar.

I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në Spitalin Infektiv. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Të presim të na bashkohesh sa më parë dr. Forca”, shkruan ajo.

Më herët, burime për “Panorama” konfirmuan se zonja Bino ishte shtruar në spital të premten e shkuar për shkak të infeksionit, që i ka shkaktuar temperaturë të lartë.

LEXO EDHE:

Shefja e Epiedemiologjisë pranë IShP-së, Silva Bino, infektohet nga koronavirusi. Si paraqitet gjendja e saj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura