“Sikur u rrëfyem”/ Miku i Olldashit kujton takimin një ditë para aksidentit tragjik

Nov 19, 2017 | 19:56
SHPËRNDAJE

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar momentet e fundit me ish-deputetin demokrat para se ai të humbte jetën në një aksident në datë 20 nëntor të vitit 2013.

Kadia ne nje postim në rrjetin social Facebook tregon detaje nga takimi me Olldashin një ditë para ditës tragjike.

olldashi

Postimi i plotë i Ilir Kadisë:

Sokol Olldashi.

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “.

Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë.

Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë.

Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava!
Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur.

E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura