“Siguroj që…”, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë për Festivalin e RTSH-së

Nov 12, 2019 | 14:50
SHPËRNDAJE

Prej pak kohësh, tema e Festivalit të RTSH-së është bërë mjaft e përfolur në media. Ka qenë kompozitorja Diana Ziu e cila pati një reagim të ashpër për këtë festival.

Kënga e saj nuk u pranua në festival dhe kështu ajo pohoi se po bëhen ‘pazare’ me këngët pjesëmarrëse. Sipas saj fituesja e Festivalit të RTSH-së është vendosur që pa filluar ende festivali dhe ajo do të jetë Elvana Gjata.

Kompozitorja u shpreh gjithashtu se regjizorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu nuk e kanë pranuar këngën e saj.

Në disa postime në ‘Instastory’, Alketa ka bërë një reagim përsa i përket çështjes në fjalë. Teksa i përgjigjet pyetjeve të bëra nga fansat ajo shprehet se në këtë festival do të ketë meritokraci dhe se fituesi patjetër që do shpallet me meritë.

“Çfarë prisni të shihni ndryshe në këtë edicion”, ka qenë një nga pyetjet që moderatorja u bëri fansave. Dikush i shkruan: “Të ketë meritokraci”. “Të siguroj për këtë”, ia kthen Alketa.

“Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, i shkruan një tjetër, ku ajo përgjigjet: “Patjetër, fitore me meritë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura